Me rastin e fillimit të asfaltimit të rrugës Sllatinë – Viti, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpuntorë, ka vizituar për së afërmi këtë rrugë, ku u prit nga banorët e Sllatinës.
Kryetari Haliti, i ka përgëzuar banorët dhe u shpreh se asfaltimi i kësaj rruge është edhe një projekt madhor që po realizohet në komunën e Vitisë.
Ai tha se kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë për banorët e fshatit Sllatinë sepse ua lehtëson qarkullimin banorëve dhe ua shkurton kohën për kryerjen e shërbimeve të ndryshme.
Gjithashtu kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë edhe më tej do të vazhdojë me asfaltimin dhe rivitalizimin e rrugëve nëpër fshatrat tjera.
Asfaltimi i kësaj rruge është mirëpritur edhe nga banorët e kësaj zone. Në veçanti për rëndësinë e saj kanë folur kryetari i fshatit Sllatinë e Poshtme, Fatlum Fana dhe Daut Drugzani nga Sllatina e Epërme.
Ata theksuan se më këtë projekt infrastrukturor do të shkurtohet rruga për banorët dhe kanë falënderuar komunën e Vitisë dhe kryetarin Sokol Haliti për këtë projekt. /2LONLINE/