Sot në Komunën e Vitisë kanë filluar punimët në ndërtimin e urës në vendin e quajtur “Të Germi”.
Kjo urë do të lidhë mes veti Vitinë, Kabashin, Binqën e Beguncën.
Me rastin e fillimit të punimeve i pranishëm ishte Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili ndër tjerash potencoi se gjatë këtyre viteve të fundit në këtë komunë janë ndërtuar më shumë ura se në 50 vitet e fundit.
Përndryshe ndërtimi i kësaj ure po bëhet në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me projektin Helvetas Swiss Intercooperation DEMOS.