DYLON

Arrestohet i dyshuari kryesor, gjendet edhe revolja me të cilën dyshohet se është kryer vrasja

Avatar photo Redaksia

/Njoftim shtesë/: Sot me 29 korrik 2018 policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin kryesor të veprës penale “Vrasje e rëndë”, po ashtu është gjetur revolja me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, ka bërë me dije, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

***
Autoritetet policore kanë konfirmuar se në fshatin Bresalc të Komunës së Gjilanit, një person është vrarë me armë zjarri.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se më  28 korrik 2018, rreth orës 23:45 nga Zyra e Policia e Kosovës është informuar se në fshatin Bresalc të Gjilanit ka ndodhur një vrasje. “Sipas informatave të para që kemi marr jemi njoftuar se rreth orës 23:23 min, në repartin e emergjencës viktima F.A (1996),shqiptar shtetas i Kosovës ishte sjellë i plagosur në gjoks nga arma e zjarrit, personeli mjekësor edhe përkundër ndihmës së parë mjekësore kanë mundur vetëm të konstatojnë se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Hashani.

EkoHigjiena

Sipas tij, njësitet e hetimeve rajonale iu janë përgjigjur rastit, dhe bashkë me prokurorin e shtetit kanë bërë procesimin e vendit të ngjarjes. Në bazë të hetimeve preliminare që janë zhvilluar lidhur me këtë ngjarje është kuptuar se ngjarja kishte ndodhur tek vendi i quajtur “Tek Lapidari’’ në fshatin Bresalc komuna Gjilan, ku dyshohet se vepra penale “Vrasje ” ishte kryer nga i dyshuari L. U.(1992).

“Lidhur me këtë ngjarje janë ndërmarr të gjitha veprimet e duhura hetimore , si intervistat me dëshmitarë si dhe është kërkuar edhe i dyshuari Kryesor L. U. në shtëpinë e tij , por i njëjtit nuk është gjetur aty. Në oborrin e shtëpisë së tij është sekuestruar automjeti i llojit Mercedez ngjyrë hiri 05, të cilin e ka pasur në shfrytëzim i dyshuari”, ka thënë Hashani.

Lidhur me këtë ngjarje , është arrestuar Sh. U. vëllai i të dyshuarit qe besohet të jetë i involvuar në këtë vepër të rëndë penale. Për momentin nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rende.

 

 

 

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.