Është publikuar tenderi për realizimin e projektit infrastruktutor të financuara nga Ministria e Infrastrukturës me anë të një kredie të dhënë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Me anë të kësaj kredie, do të financohet zgjerimi i rrugës rajonale R 107, segmenti hyrja në qytetin e Prizrenit me gjatësi prej 3 kilometrash.
Në kuadër të bashkëpunimit me BERZH, në procedurë janë edhe projektet për zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Ferizajit me gjatësi prej 5.6 kilometrash, zgjerimin e rrugës nacionale N 25.2, segmenti hyrja në qytetin e Gjilanit me gjatësi prej 3 kilometrash dhe rehabilitimi i rrugës nacionale N 25.3, segmenti Kllokot – Gjilan me një gjatësi prej 11 kilometrash.
Realizimi i këtyre projekteve të rëndësishme të infrastrukturës rrugore do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, duke ndikuar në rritjen e mirëqenies shoqërore, infrastrukturë moderne, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, kualitet më të lartë jetësor dhe rritje të sigurisë rrugore.
Të gjithë të interesuarit mund të marrin informata më të detajuara në linkun e shënuar në vijim: http://www.ebrd.com/work-with-us/procurement/p-pn-170424b.html
Po ashtu, detaje lidhur me këto projekte mund t’i gjeni në ueb faqen e MI-së: www.mi-ks.net.