DYLON

Nënshkruhet marrëveshja e grantit prej 2.5 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan

Nënshkruhet marrëveshja e grantit prej 2.5 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Shefi i Zyres të BERZh në Kosovë, Sergiy Maslichenko dhe Sekretari Gjeneral i Hidromoravës, Agim Smillaku kanë nënshkruar sot marrëveshjen e grantit prej 2.5 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan.

Më saktësisht, granti përfshin 1 milionë euro për zgjerimin e rrjetit të ujërave të zeza, ndërsa 1.5 milionë euro për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza.

EkoHigjiena

Projekti për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan kap vlerën totale prej afro 23.5 milionë euro, për të cilat tashmë është siguruar financimi. Implementimi i projektit është në fazën përgatitore dhe deri në fund të vitit pritet të fillojnë punimet në terren.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është tejet me rëndësi për regjionin e Anamoravës, pasiqë përforcon kapacitetet e KRU Hidromorava dhe përmirëson kushtet e ambientit përmes trajtimit të ujërave të zeza për rreth 76 mijë qytetarë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.