Komiteti Olimpik i Kosovës ka filluar përgatitjet për Festivalin Sportiv për Parafillorë 2020, i cili këtë vit pritet të mbahet në të gjitha komunat.
Për t’i njoftuar më gjerësisht me detajet e këtij Festivali, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, sot takoi drejtorët dhe zyrtarët sportivë të Komunave të Kosovës, të cilët shprehën gatishmërinë për të qenë bashkëorganizatore të këtij Festivali.
Në takim ishin edhe dhjetëra vullnetarë.
Festivali do të mbledh fëmijët 5-vjeçarë, të cilët janë parafillorë nëpër institucionet shtetërore dhe private. Ata do të praktikojnë sportet e futbollit dhe disiplina të ndryshme të atletikës.
Vitin e kaluar Festivali u mbajt në stadi umin Fadil Vokrri në Prishtinë dhe mblodhi rreth 2 mijë fëmijë.
Festivali pritet të mbahet në muajin prill.