DYLON

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komuna e Vitisë organizuan Panairin e Sportit 2019

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komuna e Vitisë organizuan Panairin e Sportit 2019
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot panairin e sportit 2019 që është mbajtur në stadiumin “Gursel e Bajram Sylejmani” në fshatin Sadovinë të Jerlive.

Me këtë rast kryetari Haliti është takuar më përfaësues të klubeve të ndryshmë që veprojnë në këtë komunë. Kryetari Haliti ndër tjerash u shpreh se Komuna e Vitisë, krenohet me sukseset e klubve të ndryshme sportive por edhe me sportistet e saj, në veçanti përmendi sukseset e KF “Vllaznia” nga Pozherani dhe KF “Vitia” nga Vitia.

Ai ndër tjerash potencoi se kjo komunë po bënë çmos që të krijoj infrastrkutrën e nevojshme për disiplinat e ndryshme sportive.

EkoHigjiena

“Kemi punuar dhe po punojmë në krijimin e infrastrukturës së nevojshme sportive për disiplinat e ndryshme sportive si në ndërtimin e palestrës sportive, të sadiumeve, fushave sportive nëpër lokalitet e ndryshme të kësaj komune. Gjithashtu në Pozhran do të ndërtojmë një fushë sportive sikurse në fshatin Sadovinë të Jerlive” , u shpreh Kryetari Haliti.

Përdnryshe Panairi i Sportit 2019 në Viti, është mbajtur në kuadër të bashkëpunimit të Drejtorisë për Kultur, Rini dhe Sport me Komitetin Olimpik të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.