Derbi lokal në Gjilan është dëshmuar për rivalitet të zjarrtë, atmosferë impozante dhe ngjarje të rëndësishme në kryeqendrën e Anamoravës. Derbi jo vetëm që sjell emocion ditën e ndeshjes, por gjilanasit fillojnë përgatitjet e festën disa javë para përballjes.
Lokalet, shtëpitë dhe hapësirat në pjesë të ndryshme të qytetit marrin ngjyrat kuq-kaltër-bardhë dhe kjo ndodh gjithmonë që përballen këto dy ekipe, pa marrë parasyqsh pozitën tabelare apo synimet. Derbi ndan në dysh edhe shoqëritë dhe familjet, por që nuk ndodh të eskaloj situata dhe gjithcka përfundon në fushë.
Familja Avdiu ka nisur të frymojë prej kohësh me ngjyrat e derbit. Historia e rivalitetit daton qysh nga fëmijëria e djemve të shtëpisë, të cilët ishin përcaktuar me kohë cilin klub të qytetit do ta përkrahnin.
Madje, në dy familjet kishte futbollistë të talentuar që mbronin ngjyrat e Gjilanit dhe Dritës. Ballkonet e shtëpisë janë të mbuluar me flamujt e dy klubeve, teksa derbin po e presin me padurim.
Dueli Gjilani – Drita zhvillohet të dielen me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit.