DYLON

Distria Krasniqi kalon në finale, eliminon xhudistet serbe dhe turke

Distria Krasniqi kalon në finale, eliminon xhudistet serbe dhe turke
Avatar photo Elife Sherifi

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është kualifikuar në finale të Grand Prixit të Turqisë, në kategorinë e peshave deri në -48 kilogramë. Krasniqi është garuesja e vetme që e përfaqëson Kosovën në këtë turne.

Në gjysmëfinale ka mposhtur  xhudisten koreane, Yujeong Kang. Krasniqi në çerkefinale e mposhti xhudisten serbe, Andrea Stojadinov me ippon, duke e siguruar një vend në gjysmëfinale të kësaj gare.

Për t’u kualifikuar në çerekfinale, në rundin e dytë të Grand Prixit të Turqisë, Krasniqi e mposhti me ippon xhudisten turke, Gulkader Senturk. Përveç, garës për medalje, ajo do të luftojë edhe për të fituar pikë për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Verore Tokyo 2020.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.