Ka filluar sot shpërndarja dhe mbjellja e fidanëve të vishnjës për përfituesit vitias në kuadër të projektit “ Vishnje 2017” që realizohet në bashkëpunim të Komunës së Vitisë, USAID-it Amerikan dhe “ Calabria sh.p.k” nga Gjilani.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi dhe përfaqësues të këtij projekti nga USAID-i kanë vizituar disa nga fermerët përfitues të lokaliteteve të ndryshme të cilët kanë filluar me mbjelljen e fidanëve të Vishnjës.
Përndryshe me këtë projekt parashihet që në territorin e kësaj komune të mbillen deri në 50 ha vishnje.
Gjithashtu në kuadër të këtij projekti fermerët përfitues do të ju sigurohet edhe sistemi i ujitjes.
Gjatë ditës së sotme Kryetari Haliti dhe Drejtori Ademi kanë zhvilluar edhe disa vizita tek fermerët blegtoral ku për së afërmi u informuan rreth punës që ata bëjnë në këtë sektor.