/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor kanë vizituar sot objektin e shkollës së Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë, të Vitisë, pasi që në kuadër të një projekti të përbashkët në mes të Fondacionit Kosovë-Luksemburg dhe Komunës së Vitisë do të fillojnë punimet në rivitalizimin e këtij objekti shkollor.
Me rastin e fillimit të punimeve në rivitalizimin e objektit të shkollës së fshatit Smirë, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor është pritur sot nga personeli arsimor i kësaj shkolle, të cilët e falënderuan atë dhe Fondacionin Kosovë-Luksemburg për projektin e rivitalizimit të shkollës. Kryetari Haliti para personelit arsimor tha se komuna e Vitisë është e përkushtuar të krijoj kushte sa më të mira për mësim dhënie dhe mësim nxënie.
“ Me të vërtetë po punojmë shumë sipas mundësive që i kemi që të krijojmë kushte më të mira për fëmijët tanë për mësimnxënie. Jemi të vëdijëshëm se me arsimimin e brezave të rijnë ky vend pa dyshim se do të ecë përpara“ tha kryetari Haliti.
Ndërkaq Drejtori i Shkollës ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, Xhavit Sahiti, pasi që falënderoi komunën e Vitisë dhe Fondacionin Kosovë-Luksemburg për projektin e rivitalizimin e këtij objekti shkollor
“Faleminderit kryetarit së bashku me stafin e tij, por edhe falënderit edhe Fondacionit Kosovë-Luksemburg për këtë projekt. Për mua sot është një ditë e veçantë pasi që objekti shkollor ku gjendemi është një objekt i vjetër dhe deri me tani pothuajse asnjëherë nuk është për një intervenim i mirëfilltë. Me këtë projekt po krijohet një ambient më i mirë për nxënës dhe sigurisht se kjo do të ndikoj edhe në rritjen e procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies“ u shpreh Haliti.
Drejtori Sahiti bëri me dije se procesi mësimor do të filloj me 1 shtator dhe se punimet nuk do të jenë pengesë pasi që shkolla ka edhe aneksin e saj dhe është e përgatitur të vijoj mësimin gjatë punimeve./2L ONLINE/