Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë me dije se sot filluan hapjen e puseve të reja për nevojat bujqësore të fermerëve të komunës
“Kemi filluar hapjen e puseve të reja, si një nga nevojat primare bujqësore për fermerët tanë, duke i ofruar njëkohësisht zgjidhje të problemit të ujit të pijes. Burim Osmani nga fshati Cërnicë është vetëm njëri nga 46 fermerët përfitues të cilit iu mundësua hapja e pusit”, ka bërë me dije i pari i Gjilanit.
Sipas kryetarit Hyseni, përpos puseve që janë funksionalizuar deri tani, po angazhohen maksimalisht që ky numër të rritet dhe të vazhdojnë me hapjen e puseve të reja edhe për banorët e tjerë të cilët kanë nevojë.
“Jemi gjithmonë pranë kërkesave të fermerëve”, ka thënë Alban Hyseni, Kryetar i Komunës së Gjilanit. /2LONLINE/