Forca e Sigurisë së Kosovës ka mirëpritur sot ushtarakët nga vendet partnere që do të jenë pjesë e garës ndërkombëtare të “Ushtarit më të mirë 2024” që ka filluar sot dhe do të përmbyllet me 26.04.2024 në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, njofton FSK.
Përveç pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës pjesë e garës do të jenë edhe garuesit nga: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Jordania, Kanada dhe Letonia, të cilët do të sfidohen në disiplina të ndryshme ushtarake të organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK). /2LONLINE/