/2L ONLINE/ – Në fshatin Devajë të Vitisë, kanë filluar sot punimet në asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit që lidhë këtë fshat me Radivojcin, përkatësisht me magjistralen Ferizaj-Gjilan. Në ceremoninë e fillimit të këtyre punimeve pos banorëve të shumtë të këtij lokaliteti të pranishëm ishin edhe përfaqësues të komunës së Vitisë.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në ceremoninë e fillimit të këtyre punimeve ndër tjerash foli edhe për rëndësinë e realizimit të këtij projekti.
“Nevoja për asfaltimin e kësaj rruge është e kahmotëshme, megjithatë ne kemi shkuar sipas radhës dhe fatmirësisht sot po ja fillojmë projektit të asfaltimit të rrugës Radivojcë-Devajë.
Ky projekt është një donacion i Ministrisë së Infrastrukturës së bashku me komunën dhe me këtë mundësohet që ne te kemi një rrugë të mirë, qarkullueshëm për shkak se fshatrat Radivojcë dhe Devajë nuk kanë pasur një rrugë të mirë. “ u shpreh Haliti.
Ai nder tjerash shpreson se kompania e kontraktuar do të përfundoj punimet sipas planit dinamik dhe në cilësinë e duhur.
Ndërkaq Fatmir Devaja, banorë i fshatit Devajë, i cili jeton në perëndim ndër tjerash falënderoj komunën e Vitisë, konkretisht të parin, Sokol Haliti për përkushtimin e tij në të mirën e banorëve të këtij lokaliteti duke theksuar se asfaltimi i kësaj rruge ka një rëndësi të veçantë për ta. Përndryshe sipas projektit ideor në brendësi të këtij fshati do të bëhet asfaltimi i mbi 3600metrave rrugë. /2L ONLINE/