Në kuadër të Manifestimit “Flaka e Janarit 2023”, sonte në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, është mbajtur koncerti “FRYMË” nga orkestra frymore e Filharmonisë së Kosovës.
Me dirigjentë Baki Jasharin, Lirjona Sylejmanin dhe Hajrullah Sylën, orkestra në skenë ka sjellur disa nga kryeveprat kryesore të përpunuara e performuara me profesionalizëm të lartë. /2LONLINE/