Kb.Prishtina bëri triumfin historik të klubeve kosovare të basketbollit në Kupën Evropiane të FIBA-së.
Prishtina mbrëmë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ndaj Pinar Karsiyaka, ndërsa sot organi qeverisës i basketbollit botëror, FIBA, publikoi një artikull, ku e cilëson si arritje historike.
“Prishtina e arriti edhe një tjetër moment historik në Kupën Evropiane të FIBA-s, duke u bërë njëra ndër tri ekipet e fundit që e kompletuan listën e 16 klubeve më të mirë në këtë garë”, shkruan FIBA.
Prishtinë triumfoi në ditën e fundit të rrethit të dytë, së bashku edhe me dy klubeve të tjera holandeze, Donar Groningen dhe ZZ Leiden.
Pasi që të gjitha vendet për kualifikim të drejtpërdrejtë ishin të zëna, kjo treshe e zuri një vend në play-offs duke përfunduar në pozitën e tretë në grupet e tyre, duke iu bashkuar Alba Fehervarit, që e kishte siguruar vendin më herët.
Duke u kualifikuar nga rrethi i dytë për herë të parë në histori të klubit, Prishtina e drejtuar nga Damir Mulaomerovic vazhdoi ta shkruajë historinë me fitoren me rezultat 82:79 NDAJ Pinar Karsiyaka, duke ia zënë kështu vendin Szolnoki Olajit në Grupin I.