Në kuadër të programit Grassroots po vazhdon të gjejë zbatim projekti “Youth League”.
Fëmijët të cilët luajnë futboll në kuadër të këtij projekti janë të kënaqur me mundësinë e dhënë. Të lumtur janë edhe prindërit, të cilët gjithmonë janë prezent në stadiumet ku fëmijët e tyre zhvillojnë aktivitetet në kuadër të këtij projekti, njofton faqja zyrtare e FFK-s.ë
Atmosfera në derbin ndërmjet Dritës dhe Gjilanit në grup moshën nën 11-vjeç ishte e jashtëzakonshme dhe pjesëmarrja e kënaqshme.
Në regjionin e Gjilanit shumë ekipe kanë angazhuar edhe vajza të kësaj grup moshë, të cilat kanë shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e futbollit dhe për të përjetuar emocionet e kësaj loje magjike.
“Youth Leagu” shtrihet edhe në disa regjione të tjera në Kosovë dhe deri më tash është treguar si projekt shumë i qëlluar, njofton faqja zyrtare e FFK-s.ë. /2LONLINE/