DYLON

Për shkak të rritjes së nivelit të turbullirës, FPU Letnicë ka ndërperë trajtimin e ujit

Për shkak të rritjes së nivelit të turbullirës, FPU Letnicë ka ndërperë trajtimin e ujit
Avatar photo Redaksia

Për shkak të rritjes së nivelit të turbullirës, FPU Letnicë ka ndërperë trajtimin e ujit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava”,  përmes një njoftimi  për konsumatorë, bënë me dije se në pamundësi për trajtim të ujit në FPU Letnicë për shkak të normës së lartë të turbullirës si pasojë e reshjeve të fundit, janë detyruar të ndalojmë procesin e përpunimit dhe furnizimin e konsumatorëve me ujë.

EkoHigjiena

“Gjendja është duke u monitoruar nga stafi përgjegjës i Kompanisë dhe në momentin e stabilizimit të normave brenda standarteve të lejuara, do të rikthehet furnizimi me ujë.

Ju faleminderit për mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e “Hidromoravës”.  /2LONLINE/