Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Gjermanisë (DFB) dhe DOSB-në, ka nisur projektin e ri të trajnimit për edukatorë, trajnerë dhe gjyqtarë nëpërmjet platformës online “Edu Break – Academy”.
Kjo platformë është tejet e mirëseardhur, sidomos në këtë periudhë të pandemisë, por është tejet funksionale edhe për të ardhmen, ku sigurisht do të kombinohen ligjëratat online me punën praktike.
Ky projekt po realizohet nën përkujdesjen e drejtorit teknik Michael Nees dhe menaxheres për Grassroots, Sanije Krasniqi dhe menaxherit të gjyqtarëve, Visar Kastrati, derisa pjesë e projektit janë edhe Horst Kriete, instruktor për trajnerë dhe David Wetsel, instruktor për kurset e portierëve.
Fillimisht në këtë projekt po bëhet trajnimi i edukatorëve, me ligjërues nga “Edu Break – Academy”, të cilët më pas do të vazhdojnë trajnimet me trajnerët dhe gjyqtarët e rinj.