Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se ka denoncuar në polici shitjen ilegale të fanellave të Kombëtares së Kosovës nga dyqane online në rrjetet sociale, siç është rasti i fundit me “’RK’ Sport Shop”.
FFK sqaron opinionin se falsifikimi i tillë nuk do të tolerohet në asnjë mënyrë dhe të gjithë ata që do të bëjnë shitjen e tillë të fanellave do të paraqiten në prokurorinë e shtetit dhe në agjensionin e të drejtave autoriale dhe do të dënohen sipas ligjeve në fuqi të Kosovës.
Njëherësh FFK bënë me dije se fanellat origjinale të Kombëtares të interesuarit mund t’i blejnë në dyqanin zyrtar të kompanisë “Fourteen” në linkun: https://www.14fourteen.it/product/kosova/
Po ashtu, FFK është duke bërë punuar në hapjen e dyqaneve zyrtare edhe në Kosovë për shitjen e fanellave të Kombëtares, për çka opinioni do të njoftohet me kohë.