Edicioni i dytë i festivalit të muzikës elektronike “N’rrotFest” që u mbajt me 29 e 30 shtator, e që për këtë edicion kishte për qëllim mbështetjen e socializimin me fëmijët me nevoja të veçanta, ka realizuar pjesën e finale të projektit duke vizituar hde shpërndarë dhurata për fëmijët në Qendrën “Pema”.
Menaxheri Qëndrim Kqiku tha se dhuratat janë duke u shpërnda edhe nëpër familjet në shtëpitë të ndryshme në Komunën e Gjilanit.
Sipas tij, Festivali solli atmosferë në Gjilan ku ishin prezentë të rinj nga vende të ndryshme të Kosovës. “N’rrotFest” kishin performuar gjashtë artistë nga qytete të ndryshme ku kësaj radhe ishte edhe një artiste nga Rajoni- Beogradi.
Ideatori Albert Fazliu tregon që festivali “N’rrotFest” gjithmonë do të shoqërohet me evente sociale duke ofruar mbështetje për ata njerëz që kanë nevojë. Ai tha se ky festival do të jetë tradicional, ku çdo vit do të mbahet në Komunën e Gjilanit.
Sponsor gjeneral i Festivalit për këtë vit ishte A.R. Katana , e në mbështetje për shpërndarjen e dhuratave dolën Afro-Com & Agro-Besi.