DYLON

Haziri: Lajmi i mirë është që Zyra e BE’së në Kosovë e ka konfirmuar financimin e AZHR’ve

Haziri: Lajmi i mirë është që Zyra e BE’së në Kosovë e ka konfirmuar financimin e AZHR’ve
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e kryesuesit të bordit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal – Lindje, Lutfi Haziri, njëherit kryetar i Komunës së Gjilanit, është mbajtur Kuvendi i punës, i dyti për këtë vit, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të këtij agjencioni dhe kryetarët e 11 komunave të rregjionit.

Në këtë takim, u miratua procesverbali nga mbledhja e fundit, raporti i aktiviteteve, ndërkaq me unanimitet është zgjedhur drejtor i AZHR-Lindje, Agim Zeka, pas dorëheqjes së Valbona Tahirit, e cila është emëruar drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik në Gjilan.

Kryetari Haziri ka thënë me këtë rast se lajmi i mirë është që Zyra e BE’së në Kosovë e ka konfirmuar përmes një letëre financimin në formatin 50 për qind të AZHR’ve, por me kusht që themeluesit të vazhdojnë financimin e rregullt sipas vendimeve të Kuvendit.

EkoHigjiena

“Po punojmë në stabilizimin e plotë të gjendjes së AZHR’së në mënyrë që të funksionalizohet. Është organ i përbashkët me projekte dhe programe zhvillimore dhe sidomos me Komisionin Europian e programet tjera financiare, do të na ndihmonte shumë në zhvillimin e projekteve”, tha Haziri.

Në fund, kryetari i zgjedhur i Agjencionit për Zhvillim Rajonal – Lindje, Agim Zeka, ka paraqitur raportin përmbledhës të aktiviteteve të AZHR Lindje dhe rrjetit të ARDA të realizuar gjatë periudhës 1 shtator 2015 deri më 23 korrik 2018.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.