Futbollisti nga Anamorava, Festim Alidema është prezantuar te skuadra e madhe kroate, Slaven Belupo. Futbollisti i talentuar kosovar ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Slaven Belupo.
Sulmuesi nga Kosova i lindur më 5 tetor 1997 u largua gjatë kësaj vere nga skuadra e Llapit, derisa karrierën do ta vazhdojë në Kroaci.
Edicionin e kaluar, Alidema është paraqitur në 30 ndeshje në Superligën e Kosovës, ku ka realizuar 12 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Slaven Belupos. Do të bëj çmos për të shpaguar besimin e njerëzve që më sollën në këtë klub dhe do ta ndihmoj klubin në synimet e veta. Kam ardhur këtu për ta ndihmuar skuadrën që të fitojë”, ka thëne Alidema pas nënshkrimit të kontratës me klubin kroat”, ka thene Alidema.