Ballkani i Ismet Munishit regjistroi njërën ndër fitoret më të rëndësishme të stinorit vjeshtor, teksa e mposhti Gjilanin në kryendeshjen e javës së 16-të në Superligë.
Pas ndeshjes lojtarët, së bashku me stafin teknik dhe drejtuesit e klubit festuan në dhomat e zhveshjes, teksa nuk mungoi as tupani. I pranishëm ishte edhe kryetrajneri Ismet Munishi, i cili ishte përjashtuar në fundin e ndeshjes.
Tashmë, Ballkani kryeson e vetmja Superligën me 34 pikë, tre më shumë se Gjilani që gjendet në vendin e dytë.
Ndryshime të tjera në tabelë nuk ka, pasi që është zhvilluar vetëm ndeshje e parë e xhiros së 16-të.