• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Gjilan
  3. Në UKZ është diskutuar në lidhje me Klinikat Juridike me raste reale
Gjilan Info+

Në UKZ është diskutuar në lidhje me Klinikat Juridike me raste reale

Redaksia 2LONLINE 22 Nëntor, 2019 3 minuta lexim
 Në UKZ është diskutuar në lidhje me Klinikat Juridike me raste reale

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, respektivisht Fakulteti Juridik, në mbështetje të Aktivitetit të USAID-it, “Drejtësia Vlen” dhe në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës, kanë organizuar diskutimin në lidhje me “Klinikat Jurdike me raste reale”.

Hapjen e këtij organizimi e ka bërë Dukagjin Leka, prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar, i cili u ka dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve.

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, në fjalën e tij ka thënë se qasja në Drejtësi është një parim themelor i sundimit të ligjit. Në këtë drejtim Klinikat Juridike me raste reale luajnë një rol të rëndësishëm për përmirësimin e qasjes në drejtësi për të gjithë, ka thënë pos tjerash Rektori Kosumi.

Kurse Edona Ahmetaj, Drejtoreshë e Aktivitetit të USAID-it “Drejtësia Vlen”, ka thënë se kjo ditë është e rëndësishme dhe e veçantë pasi që shënon pikënisjen e një projekti madhor për të zgjeruar projektin sikurse në klinikën juridike me raste të vërteta ehe me klinika të tjera.

Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës, të pranishmit i ka përshëndetur Flamur Ahmeti nga OAK në Gjilan, i cili ka thënë se institucioni i tyre është i përkushtuar që të përkrah këtë nismë që është mjaft e rëndësishme për drejtësinë kosovare.

Anita Alaj-Kalanderi, Ushtruese Detyre e Drejtoreshës së Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, ka përgëzu të gjithë për jetësimin e praktikave për ndihmë juridike falas, sepse sipas saj, e gjithë kjo ndikon që studentët pas studimeve në Fakultetin Juridik, në të ardhmen të dalin juristë profesional.

Mësimet e marra në Klinikën Juridike me raste reale dhe hapat e mëtejshëm, para pjesëmarrësve i ka paraqitur Valentina Zeka, Zyrtare ligjore në Aktivitetin e USAID-it “Drejtësia Vlen”.

Rreth aplikimit të Klinika Juridike Penale me raste reale në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka folur Profesori Fejzullah Hasani – Koordinator i Klinikës, ndërsa nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka folur Dardan Vuniqi – Koordinator i Klinikës atje.

Në fund është hapur edhe diskutimi për të pranishmit që ka për qëllim që të forcoj bashkëpunimet e akterëve relevant për jetësimin e Klinikave Juridike me raste reale për të hartuar zgjidhje të përshtatshme dhe të qëndrueshme.

Ndryshe, aktiviteti i USAID-it “Drejtësia Vlen” është një projekt trevjeçar i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për të përmirësuar qasjen në drejtësi për të gjithë, duke përfshirë grupet e pafavorizuara dhe të margjinalizuara përmes forcimit të institucioneve, akterëve dhe proceseve për ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike, dhe informacionit.

Etiketat:aktuale Gjilan Klinikat Juridike raste reale UKZ USAID
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Policia

Aktivitetet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Drejtorinë Rajonale në Gjilan

20 Maj, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komandantin e Gardës Kombëtare të

20 Maj, 2022
Gjilan

Në dy raste arrestohen persona për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të

20 Maj, 2022
Nacionale

Në KDS u mbajt ceremonia e betimit të 257 ushtarëve të rinj

20 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Aktivitetet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Drejtorinë Rajonale në Gjilan

20 Maj, 2022

Në dy raste arrestohen persona për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”

20 Maj, 2022

Kryetari Hyseni nënshkruan marrëveshje me Caritasin zviceran për bashkëfinancim të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë”

20 Maj, 2022

Kreu i Vitisë pret në takim mysafirë dhe ansamble që po marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar “N’Karadak krisin tupanat”

20 Maj, 2022

Është realizuar me sukses Ushtrimi Fushor “Steel Bravo Lima1”

20 Maj, 2022

Kontigjenti i FSK-së pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Combined Resolve 22”

20 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com