DYLON

Arrestohen dy persona për kontrabandim me mallra

Arrestohen dy persona për kontrabandim me mallra
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës gjatë patrullimit në rajonin e Gjilanit, ka hasur në dy persona të dyshuar të cilët në furgonin e tyre kishin ngarkuar një sasi të mallrave të kontrabanduara.

Me datë 21.11.2019 Policia e Kosovës ka ndaluar një furgon me targa vendore të cilin e drejtonte njëri nga dy të dyshuarit. Pas kontrollimit të këtij furgoni është vërejtur se në të kishte të ngarkuar rreth katërdhjetë (40 ) arka birra, një komplet qumësht dhe një sasi e çokollatave ku vlera e këtij malli sipas njërit nga të dyshuarit sillet rreth 400 euro (katërqind euro).

Në lidhje me rastin personat e dyshuar të arrestuar janë:

EkoHigjiena

Zh. R i lindur më 1962 M /Kosovar/Serb
G. S i lindur më 1972 M /Kosovar/Serb

Personat e lartcekur janë shoqëruar në stacion policor ku njëri nga të dyshuarit e përfshirë në rast është pjestar i Policisë së Kosovës, dhe me këtë rast është njoftuar edhe IPK-ja (Inspektorati Policor i Kosovës) të cilët kanë bërë intervistimin e të dyshuarit (zyrtar policor) të përfshirë në rast.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes, është kontaktuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit të dyshuarve të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Furgoni si dhe malli i dyshuar për kontrabandim është sekuestruar deri në përfundimin e procedurave të parapara me Kodin e Procedurës Penale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.