Trofeu i Superkupës mbarëkombëtare tashmë i është bashkuar trofeve të shumtë të Feronikelit.
Ky trofe tashmë është bashkuar me atë të titullit kampion, DigitAlb Kupës dhe Superkupës së Kosovës, të cilat Feronikeli i fitoi edicionin e kaluar.
Kujtojmë që Feronikeli e ka mposhtur Kosovën e Zurichut me rezultat 5-1, në finalen e Superkupës mbarëkombëtare.
Golat për Feronikelin u shënuan nga Kastriot Rexha, Albert Dabiqaj, Mendurim Hoti, Haxhi Neziraj dhe Ardi Qorri.
Ky ishte trofeu i parë i trajnerit, Agim Sopi, me klubin e tij të ri Feronikelin.