Pasi që Dejan Vukiçeviq u largua disa ditë më parë nga Feronikeli, tani ky klub e ka caktuar Agim Sopin në postin e trajnerit.
50-vjeçari më parë ka qenë ndihmës trajner tek Kombëtarja e Maqedonisë U21.
Ndërkohë, ai karrierën më të gjatë e ka kaluar në Suedi, tek skuadrat si Landskrona, Prespa Birlik e Rosengard.
Feronikeli nën drejtimin e Vukiçeviq nuk kishte ecuri aq të mirë, pasi që në rënditjen tabelare gjendet në vendin e gjashtë.