Në kuadër të javë së 31-të të Ipko Superligës së Kosovës, u zhvilluan dy nga ndeshjet derbi në luftën për titull. Feronikeli ka triumfuar ndaj kampionit në fuqi, Dritë s duke e mposhtur me rezultat të thellë, 4:1.
Në minutën e 36-të erdhi goli i parë në ndeshje, me Kastriot Rexhën që u fut bukur në zonë, për të zhbllokuar rezultatin.Me këtë gol përfundoi pjesa e parë e takimit, duke shkuar në pushim të mes pjesëve me epërsi minimale 1-0, të Feronikelit.
Me të filluar pjesa e dytë, Carioca shënoi për 2-0, në minutën e 47-të. Drita arriti ta ngushtojë epërsinë, me golin e Shaqirit në minutën e 63-të, por shpejt u kundërpërgjigj Feronikeli, duke shënuar Kastriot Rexha për 3-1, në minutën e 70-të. Mendurim Hoti u përkujdes për rezultatin përfundimtar 4-1, me golin e tij në minutën e 86-të.
Feronikeli tani ka 74 pikë dhe kryeson renditjen tabelare në Superligën e Kosovës, kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro për tu zhvilluar.
Ndërsa, Drita ka mbetur në pozitën e katërt me 48 pikë