LDK ka qenë dhe mbetet Akademi Politike!

LDK ka qenë dhe mbetet Akademi Politike!

Të nderuar anëtarë dhe udhëheqës të strukturave të Lidhjes Demokraktike të Kosovës LDK Gjilan,  Fillimisht e përgëzoj hapjen e zgjedhjeve për kryesitë e nëndegëve dhe delagatëve në Degën e LDK-së në Gjilan. Degë e cila për këto tri dekada njihet si bastioni i LDK-së.

Nga: Arbër Ismajli

Ajo e cila që në fillim me kryetarin e parë Prof. Musa Qerimi, z. Basri Musmurati, z. Bejtush Isufi, z. Sadudin Berisha, z. Xhemajl Hyseni e deri te kryetari aktual i LDK-së z. Lufti Haziri, si në kohë rezistence aktive, në kohë të paraluftës, në luftë dhe në rindërtimin e Kosovës e të pavarësisë së saj, me kuadro profesionale, patriotike dhe me politikanë të dëshmuar, ka kontribuar për jetë të lirë dhe zhvilim të gjithanshëm në Komunën e Gjilanit.

Kjo degë ka qenë dhe mbetet një shembull i mirë gjithandej Kosovës për organizim të qëndrueshëm.

Zgjedhjet e mbrendshme të LDK-së, në çdo kohë e kishin rëndësinë e vet:

kanë forcuar autoritetin politikbërsve të kësaj dege, kanë dëshmuar ndërtimin e strukturave të qëndrueshme në gjithë teritorin e komunës sonë dhe së fundi në vazhdimësi, ka nxjerrë kuadrot e saj të dëshmuara, si në aspektin profesional ashtu edhe atë patriotik për një LDK të fuqishme.

LDK ka qenë dhe mbetet Akademi Politike!

Padyshim që kemi kaluar edhe situata të rënda, por fal urtësisë dhe vizionit politik të liderit tani të ndjerë, Dr. Ibrahim Rugova, kemi arritur ta ruajmë strukturën dhe të ofrojmë njerëzit në frymën burimore të LDK-së.

Tani, fal Zotit jemi në rrethana tjera! Kosova është e pavarur, ide kjo e cila u jetësua me shumë mund e sakrifica që nga themelimi i LDK-së.

Pavarësia e Kosovës, si dhe vetë proceset e shtet-ndërtimit, kërkojnë një mobilizim të gjithanshëm, kërkojnë angazhime konkrete, vullnet e dashuri për ta zhvilluar vendin e për ta ruajtur si sytë, lirinë, vlerat e integritetin e tij.

Kjo pavarësi, ruhet jo vetëm në Prishtinë, por në çdo cep të Kosovës, në çdo lagje dhe në çdo qytet, mes tjerash edhe duke angazhuar e mbledhur rreth vetës të gjithë njerëzit e vullentit të mirë.

Strukturat e LDK-së, antarësia e gjërë e cila është më meritorja dhe e cila na ka mbështetur në çdo kohë e në çdo rrethanë, në këto zgjedhje do të rikonfirmojnë edhe njëherë fuqishëm verdiktin e sajë për një LDK shumë të fuqishme, unike dhe Rugoviane. Strukturë e cila konkurencën mes kuadrove e ka formë të përforcimit të LDK-së, e jo linqim të atyre që mendojnë ndryshe.

Hapjen e debateve në frymën bazike të LDK-së, për tolerancë, mirëkuptim dhe besim mes veti, e kemi obligim njerëzor e njëherit filozofi shtetformuese e cila na ka brumosur për gjatë dy brezash politik e patriotik.

Prandaj me këtë rast, shpresoj fuqishëm se në këto zgjedhje, ne si LDK, në Komunën e Gjilanit, do të dëshmojmë edhe njëherë fuqishëm se nga procesi i mbrendëshëm zgjedhor, do të dalim edhe më të fortë e më të organizuar, për të kontribuar edhe më shumë për komunën tonë, për qytetin tonë, për fshatrat tona, ku disa prej tyre tani më janë shembull për të mirë gjithandej Kosovës.

Urime dhe sukses të gjithë atyre të cilët hynë në garë për vende udhëheqëse, e në veçanti anëtarësisë së qëndrueshme, si dhe atyre të cilët po na bashkangjiten në vazhdimësi, për të qenë pjesë akive e procesit të shtetndërtimit të mirëfillët të Republikës sonë.

Bashkë e me suksese të reja!

KOMENTE