Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, KF Feronikeli ka bërë me dije se ka arritur marrëveshje njëvjeçare me trajnerin malazez, Dejan Vukićević, i cili do të jetë në krye të skuadrës për edicionin 2019/2020.
Bëhet e ditur se Vukićević ka qenë trajner i shumë skuadrave si Zeta/Podgorica, Mogren/Budva, Mladost/Podgorica, Vojvodina/Novi Sad, Dacia Chisinau/Moldova dhe në fund, në kampionatin paraprak 2018/2019, trajner i skuadrës Ventspils/Latvia.
Ndryshe, trajneri malazez, Dejan Vukićević pritet që sot, në orën 18:00, të jetë prezent në stërvitjen e ekipit, në stadiumin e KF Feronikeli.