DYLON

Imami i xhamisë në Leverkusen vizitoi KBI-në në Gjilan

Imami i xhamisë në Leverkusen vizitoi KBI-në në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Imami i xhamisë “Aksa”, dr. Amir Xheladini, i shoqëruar nga anëtari kryesisë së xhamisë Fatmir Hamidi, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan, në të cilin u prit nga kryetari i këtij Këshilli z. Naim Aliu.

Kryetari Aliu e njohu imamin Xheladini me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilan. Ai gjithashtu falënderoi për punën dhe kontributin e tij gjatë periudhës 23 vjeqare si një ndër imamët e parë në diasporë ku edhe themeloi xhaminë e parë në Leverkusen të Gjermanisë e cila shërbente jo vetëm për rituale fetare por, dha një kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombetare.

Xheladini falënderoi kryetarin Aliu për pritjen e në veqanti për afërsinë që mbanë Këshilli i Bashkësisë Islame me mërgimtarë, ku para disa dite ka shtruar drekë të veqantë për ta dhe gjithashtu mërgimtarët janë pjesë e agjendave të ndryshme të Bashkësisë Islame.

EkoHigjiena

Ne fund të takimit në emër të KBI në Gjilan kryetari i dhuroi musafirëve nga një ekseplarë të librit të ribotuara nga KBI për Mulla Idriz Gjilanit dhe Librin “Dëshmi për Kohën” i cili flet për kontributin e KBI në Gjilan dhënë çështjes kombëtare gjatë periudhes 1990/99.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.