Organizuar nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në bashkëpunim me NPT “AGROPHARMA”, sot në Viti është mbajtur një trajnim për kultivuesit e mjedrës të komunës së Vitisë.
Në këtë trajnim fermerët vitias që merren me kultivimin e mjedrës janë njoftuar nga ekspertët, Lavdim Lepaja dhe Besim Sahiti mbi kultivimin e drejtë të kësaj kulture bujqësore. Përndryshe në këtë komunë çdo ditë e më shumë po rritën sipërfaqet e parcelave të mbjella me mjedër, kurse javë më parë është bërë edhe shpërndarja e fidanëve të mjedrës për 17 fermerë dhe atë në një hapësire prej 20 ari për çdo përfitues.