Në komunën e Vitisë, para dy ditësh ka filluar fushata e korrje-shirjeve. Me këtë rast dje kryetari Sokol Haliti, ka vizituar nga afër fushatën e korrjeve, ku u interesua rreth kësaj fushata.
Ndërkaq sot Naim Pira, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, theksoj se fushata e korrje-shirjeve në këtë komunë po ecën mbarë dhe shtoi se me vendim të kryetarit Haliti, është formuar edhe Komisioni Komunal për përcjelljen e korrje-shirjeve.
Sipas tij, ky komision ka për detyrë që të përcjell korrje-shirjet e drithërave të bardha në territorin e komunës së Vitisë dhe të paraqes një raport për përfundimin e kësaj fushata.
Drejtori Pira tha se sipas të dhënave fillestare në këtë komunë rendimentet e grurit janë rreth 4000 kg për hektarë.
Ai kërkoi nga fermerët që dëshirojnë të përfitojnë nga pagesat direkte të MBZHR-së që pas dorëzimit të grurit në qendrat e grumbullimit të marrinë vërtetimin për dorëzim.
Drejtori Pira potencoi se në komunën e Vitisë janë të mbjellura rreth 2850 hektarë me drithëra të bardha dhe shtoj se janë gjithsej 100 autokombajerë që veprojnë në Viti.
Përndryshe sipas të dhënave të DBZHR-së në Viti, fushata e korrje-shirjeve mund të përfundoj brenda 10 dite por kjo varësisht edhe nga moti që do të mbretëroj në vend. /2LONLINE/