Rivaliteti i dy skuadrave më të trofeshme angleze, Manchester United dhe Liverpool zgjon gjithmonë interesim, jo vetëm tek tifozët e rëndomtë por edhe tek njohësit e futbollit.
Ish-trajneri legjendar i United, Sir Alex Ferguson, është mobilizuar dhe pritet të marrë pjesë në formacionin e skuadrës së tij të dikurshme.
Sir Alex Ferguson ka kërkuar leje nga skuadra dhe Ole Gunnar Solskjaer për të asistuar në formacionin për sfidën e të dielës ndaj Liverpoolit.
Ish trajneri skocez e ka analizuar në detaje lojën e skuadrës së Klopp dhe është i gatshëm që të ndihmojë trajnerin norvegjez për t’i mposhtur ata. Këtë lajm indirekt e ka konfirmuar edhe vetë Solskjaer.
“Ai do të ishte i mirëpritur të fliste me lojtarët nëse dëshiron sepse e dimë rivalitetin që kishte me Liverpoolin. Mendoj se secili tek ne e di se çfarë do të thotë të luaj ndaj Liverpoolit” ka thënë Solskjaer.
Mediat angleze kanë shkruar më herët se Ferguson ka patur qasje në taktikat e Solskjaer që nga ardhja e tij pas largimit të Mourinhos.