Fenerbahçe është duke menduar ta forcojë edhe më shumë skuadrën kur kanë mbetur edhe pak javë deri në përfundim të afatit kalimtar të janarit. Feneri nuk po heq dorë nga transferimi i mbrojtësit të Kosovës, Florent Hadërgjonaj.
Klubi turk është i gatshëm t’i shpenzojë 7 milionë euro për ta transferuar gjatë këtij afati kalimtar futbollistin e krahut të djathtë Huddersfieldit
25-vjeçari për skuadrën angleze këtë edicion ka kontribuar me dy asistime në 20 paraqitje.
Ai me këtë klub ka kontratë deri në qershor të vitit 2021, por që shpreson të largohet pa i skaduar kontrata.