Florent Hadërgjonaj në janar pritet të largohet nga Huddersfieldi. Mbrojtësi kosovar nuk është fare i kënaqur me tretmanin te ekipi anglez.
Mediumet turke shkruajnë se Fenerbahce në afatin e ardhshëm kalimtar do të bëjë ofertë zyrtare për Hadërgjonajn.
Kujtojmë se agjentë të gjigantit turk e kishin përcjellur reprezentuesin kosovar në ndeshjen kundër Çekisë në Prishtinë.
Nëse realizohet ky transferim, Hadërgjonaj do të bëhej kosovari i dytë të Fenerbahce pas Vedat Muriqit.