Njohja e diplomave universitare të së Kosovës,në Serbi, ndonëse ishte paraparë të filloj nga data 1 mars, sipas Marrëveshjes së arritur në Bruksel ende nuk ka filluar. Përfaqësuesi i Komisionit për Arsim të lartrë në kuadër të Këshillit Kombëtarë Shqiptarë në Luginë, Zejni Fejzullahu, ka thënë se pala Serbe tashmë ka sjell Ligjin për kushtet e veçanta të njohjes së diplomave nga Kosova, por problem mbetet hapja e zyrës ndërmjetëse të Asociacionit të Universiteteve Europiane në Prishtinë, e cila do të verifikonte diplomat.
Nga ana tjetër deputeti i deri tashëm Shaip Kamberi, shprehet pesimist në seriozitetin e Serbisë për jetësimin e kësaj marrëveshjeje.
Në Luginën e Preshevës, janë qindra të diplomuar në Universitetet e Republikës së Kosovës, të cilët presin njohjen e diplomave të tyre nga Serbia. Mos njohja e diplomave ka shkaktuar edhe largimin e shumë të rinjve nga kjo zonë në kërkim të një perspektive gjetiu.
shih video në
http://titulli.com/index.php?m=post&s=25004