Federata Turke e Futbollit (TFF) ka vendosur të mos shqiptojë asnjë masë dënimit për sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.
Muriqi ishte i papërmbajtshëm në fitoren e fundit të Fenerbahces 0-2 ndaj Gaziantepit në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Superligën e Turqisë. Sulmuesi prizrenas asistoi tek goli i parë i ekipit të tij, ndërsa shënoi golin e dytë dhe të sigurisë në minutat shtesë.
Megjithatë, tregimi i Muriqit nuk përfundon këtu, pasi sulmuesi i Kosovës u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, respektivisht të kuqin pas golit.
Një gjest josportiv apo tentim vonimi i lojës ka bërë që gjyqtari të ndëshkoj me të kuq Muriqin, i cili më pas u akuzua për ndëshkim me të kuq me qëllim.