Federata e Golfit e Kosovës (FGEK) është bërë anëtarja më e re e Organizatës Ndërkombëtare të Golfit të Madh (IPPA).
Anëtarësimi në këtë organizatë i hap dyert e pjesëmarrjes së golfistëve tanë në garat të cilat i organizon IPPA në 28 shtete të botës dhe gjithashtu i hap rrugën Federatës së Golfit të Kosovës për t’u anëtarësuar në EGA (European Golf Association) si organizata më e lartë e golfit në botë.
FGEK është formuar muaj më parë, ndërsa posedon mbi 30 lojtarë.