Muhamed Sejdini bëhet presidenti i parë shqiptar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Sot, me anë të kuvendit të mbajtur në Ohër u zgjedh nga delegatët për të marrë postin e të parit në këtë institucion.
Sejdini pas përfundimit të kuvendit ka folur për mediat, duke falendëruar të gjithë ata që i besuan, ndërsa premtoi se do të bëj më të mirën për futbollin.
“Unë nuk do të kisha thënë se për herë të parë është shqiptar apo maqedon, ne këtu flasim me gjuhën e futbollit dhe gjithnjë themi se e zgjedhim më të mirën. Për mua peshë ka që të çojmë përpara futbollin të ecim përpara dhe vendi e dyert të federatës janë të hapura për të gjithë ato që kanë konstruktivitet dhe ideja për të parë një futboll më evropian. Unë jam shumë i lumtur që vi në një pozicion të tillë si kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, dua t’i falënderoj të gjithë delegatët që ma dhënë besimin që të jem në krye të kësaj detyre”, tha Muhamed Sejdini.