Skuadra zvicerane, FC Zurich në të cilën luan mesfushori kosovar, Hekuran Kryeziu e ka uruar futbollistin për rikthimin e tij nga lëndimi.
“Mirë se u ktheve përsëri, Heki”, ka shkruar FC Zurich në një postim ku shihet Kryeziu duke u stërvitur.
Po ashtu kjo skuadër kanë treguar se Hekurani arriti të rikuperohet pas një lëndimi të ligamenteve, dhe rikthimi i tij është mjaftë i rëndësishëm për këtë skuadër.
Por, jo vetëm për skuadrën zvicerane por edhe për Kombëtaren e Kosovës, rikthimi i Hekuran Kryeziut do të jetë një përparësi e madhe për ndeshjen kundër Maqedonisë që do të luhet në muaj Mars.