Hekuran Kryeziu po rikthehet, tregon aftësitë në stërvitjen e Zurich

Hekuran Kryeziu po rikthehet, tregon aftësitë në stërvitjen e Zurich

Mesfushori i FC Zurich dhe Kombëtares se Kosovës, Hekuran Kryeziu po vazhdon që të stërvitet normalisht dhe tashmë edhe ka shënuar gol edhe gjatë stërvitjeve

Ishte njëra prej mungesave kryesore në mesfushën defansive të Kosovës gjatë kampanjës kualifikuese për Euro 2020 për shkak se kishte lënduar ligamentet e gjurit.

Kjo e kishte lënë atë për një kohë të gjatë jashtë fushave të gjelbra për më shumë se gjashtë.

Lajmi i mirë tashmë është se ai është kthyer dhe ka vazhduar stërvitjet e tij me klubin, madje sot ai ka shënuar edhe nga pika e bardh gjatë stërvitjeve.

Përpos Hekuran Kryeziut, për ndeshjet e marsit pritet që të rikuperohet edhe sulmuesi Arbër Zeneli, i cili ishte lënduar në ndeshjen e qershorit kundër Malit të Zi në Podgoricë.

KOMENTE