• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Sport

Blick lavdëron Zhegrovën: Lojtari më spektakolar në Zvicër

Elife Sherifi 17 Janar, 2020 3 min
 Blick lavdëron Zhegrovën: Lojtari më spektakolar në Zvicër

Gazeta e famshme zvicerane ‘Blick’ e ka publikuar një artikull të veçantë për yllin kosovar të Baselit, Edon Zhegrovën, të cilin e ka quajtur lojtarin më spektakolar në fazën e sulmit në Zvicër.

Artikullin mund ta lexoni të plotë më poshte:

“Edon Zhegrova, supertekniku 20-vjeçar nga Kosovë, po e bënte atë që i pëlqen të hënën, në ndeshjen miqësore kundër Stuttgartit (2:0): driblime dhe trike. Në fazën e sulmit, ai është lojtari më i paparashikueshëm dhe spektakolar në Superligë. Tifozëve u pëlqen kjo.

Problemi i tij: në fazën e mbrojtjes, shqiptari nga Kosova shpeshherë është i pakujdesshëm, i rrezikon kolegët e tij në mbrojtje me veprime të pakujdesshme ose harron plotësisht të kontribuojë në mbrojtje.

Anësori ka qenë pjesë e skuadrës së Baselit që nga shkurti dhe klubi po tenton ta mësojë të huazuarin nga Genku të përfshihet më shumë edhe në mbrojtje.

“Ai punoi me veten dhe tashmë është përmirësuar”, ka thënë drejtori sportiv i Baselit, Ruedi Zbinden.

Xhaka i ndihmon Zhegrovës

Zhegrova duket se dalëngadalë po mësohet me taktikat e trajnerit Marcel Koller dhe tani e ka gjetur një vend në ekipin e Baselit. Mbi të gjitha, Taulant Xhaka, i cili e flet të njëjtën gjuhë, i ndihmon. “Taulanti kujdeset shumë për të”, ka thënë Zbinden.

Edhe pse Zhegrova ka lindur në Herford të Gjermanisë, ai s’e di gjuhën gjermane. Familja e tij ishte kthyer në Prishtinë pas luftës, kur Edoni kishte qenë vetëm dyvjeçar.

Kur ai nënshkroi kontratë trevjeçare me Genkun në verën e vitit 2017, nëna e tij, Sanije, dhe babai i tij, Lulzim, u shpërngulën në Hasselt të Belgjikës. Ndërkohë, familja Zhegrova tani pothuajse jeton në Bazel, pasi që prindërit e vizitojnë shpesh futbollistin. Ata madje udhëtuan edhe në kampin stërvitor në Spanjë. “Na pëlqen këtu. Është një gjë e mirë për të që prindërit e vizitojnë kaq shpesh”, thotë nëna e tij.

Se sa gjatë do të qëndrojë Zhegrova në Basel është ende e pasigurt. Nëna dhe babai i Zhegrovës janë gjithmonë të mirëpritur në Bazel, mirëpo futbollisti duhet ta lërë pakujdesinë e tij në shtëpi në të ardhmen.

Etiketa:Edon Zhegrova FC Zurich FIFA
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Më 6 shkurt mbahet seminari për trajnerë 

4 Shkurt, 2023
Sport

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së

4 Shkurt, 2023
Nacionale

Qeveria miratoi 11 rregullore

4 Shkurt, 2023
Gjykatë/Prokurori

Gjykata vendos masën e paraburgimit të pandehurve, pasi që të njëjtit dyshohet

4 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

Kuvendi miraton Statutin e ri të FFK-së

27 Janar, 2023

FFK: 16 gjyqtarë pajisen me stemën e FIFA-s, Kosova bëhet edhe me treshe të gjyqtareve

24 Janar, 2023

FFK mirëpret inicimin e procedurës disiplinore të FIFA-s ndaj FF të Serbisë

27 Nëntor, 2022

FFK paraqet ankesë në FIFA për veprimin agresiv të ekipit të Serbisë në Botërorin “Katari 2022”

25 Nëntor, 2022

Kosova përmirëson pozitën e saj në renditjen e FIFA-s 

23 Qershor, 2022

Presidenti iFFK-së takoi krerët e FF të Anglisë dhe të Turqisë

31 Mars, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com