Skuadra e FC Prishtinës ka ndihmuar me pako ushqimore të prekurit nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri.
Pas tifo-grupit ‘Plisat’, edhe ekipi i Prishtinës ka nisur ndihmat drejt Shqipërisë.
Skuadra e Prishtinës bën të ditur se ka grumbulluar rreth 30 pako në vlerë rreth 1.000 euro me gjëra ushqimore dhe gjësende tjera elementare – ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.
“Mesazhi i futbollistëve bardhekaltër është i qartë: Jemi Një”, thuhet në njoftim.