DYLON

Ndryshon orari i ndeshjeve në Superligë për javën e 17-të

Ndryshon orari i ndeshjeve në Superligë për javën e 17-të
Avatar photo Elife Sherifi

Për shkak të tërmetit në Shqipëri, dhe shpalljes si ditë zie këtë të mërkure, ndeshjen e rrethit të dytë të Digitalb Kupës në futboll janë shtyrë për të enjtën.

Paralelisht edhe orari i ndeshjeve te Superligës për fundjavë ka pësuar ndryshim, pasi të shtunën nuk do të mund të luhen ndeshjet e parapara, Feronikeli-Dukagjini dhe Drenica-Ferizaj të cilat do të barten ditën e hënë me fillim nga ora 13.00.

Ndeshjet e së dielës, Gjilani-Prishtina, Trepça ’89-Drita dhe Llapi-Flamurtari, do të luhen të dielen, por si sipas orarit të mëparshëm. Tani ndeshjet do të zhvillohen nga ora 12:55.

EkoHigjiena

E diel

Gjilani – Prishtina 12:55

Trepca ’89 – Drita 12:55

Llapi – Flamurtari 12:55

E hene

Vushtrria – Ballkani 13:00

Drenica – Ferizaji 13:00

Feronikeli – Dukagjini 13:00

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.