Skuadra gjilanase FC Drita, sot do të përballet me skuadrën belge, Royal Antwerp, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë në Ligën e Konferencës.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Bosuil” dhe fillon në orën 19:00.
Përndryshe, Drita u kualifikua në rrethin e dytë, pasi në atë të parin e eliminoi skuadrën finlandeze, Inter Turku.
Drita si mysafire kishte humbur me rezultat 1 me 0, por se në ndeshjen e kthimit që u luajt në stadiumin ‘ Fadil Vokrri”, në Prishtinë. Skuadra bardhekaltër shkëlqeu me lojë dhe jo vetëm që përmbysi rezultatin, por shënoi fitore me rezultat 3 me 0, e kjo fitore me pak fat, mund të ishte edhe më e thellë.
Përndryshe, ditë më parë, trajneri i FC Drita, Ardian Nuhiu, ndër tjerash ka thënë se: “është sportive të besojmë dhe të provojmë të bëjmë gjëra të mëdha”, derisa kapiteni i skuadrës që mbështetet nga “Intelektualët”, Ard Limani ka thënë, ndër tjerash, se: “Na pret një ndeshje shumë e vështirë, por ne kemi ardhur këtu me vetëbesim të plotë se mund të marrim rezultat të mirë”, ka thënë Limani. /2LONLINE/