DYLON

Kryetari i Vitisë organizoi pritje për mërgimtarët vitias

Kryetari i Vitisë organizoi pritje për mërgimtarët vitias
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka organizuar sot një pritje për mërgimtarët e kësaj komune, të cilët jetojnë dhe veprojnë në shtetet perëndimore e që po kalojnë pushimet verore në Kosovë.

Me këtë rast, kryetari Haliti i ka njoftuar ata me aktivitetet por edhe me projektet që janë duke u realizuar në komunën e Vitisë.

EkoHigjiena

Gjithashtu për mobilizimin e administratës komunale në sektorin e ofiqarisë, pastaj atë të Regjistrimit civil dhe pajisjeve me dokumente të identifikimit dhe atyre të udhëtimit, në mënyrë që të ketë ofrim të shërbimeve sa më të shpejta e të lehta për mërgatën.

Ndërkohë ka bërë të ditur edhe organizimin e aktiviteteve që do të mbahen për nderë të 1 Gushtit Ditëve të Mërgatës, që do të mbahen më 1,2 dhe 3 gusht.

 “Çmoj lartë bashkëpunimin që kemi me mërgatën dhe ju falënderoj për këtë përkushtim. Jam falënderues për aksionet humanitare, nismat që po ndërmerrni dhe po luani rol kyç në mirëqenien e qytetarëve. Në vazhdimësi, ne po bëjmë përpjekje që me punë të mira, ta kthejmë motivin për jetë këtu, posaçërisht tek rinia të krijojmë perspektivën e të jetuarit në vendlindje”, ka thënë kryetari Haliti.

Nga ana tjetër, përfaqësues të mërgatës kanë falënderuar kryetarin Haliti për pritjen dhe gatishmërinë e treguar në vazhdimësi për të organizuar pritje sa më madhështore për mërgatën.

Ata u shprehën të kënaqur me të arriturat e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, duke vlerësuar punën dhe angazhimin e kryetarit Haliti dhe qeverisjes komunale për realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Përndryshe, me rastin e Ditëve të Diasporës, edhe këtë vit do të ketë aktivitete të ndryshme si Panairi i prodhimeve bujqësore, ushqimeve tradicionale e punimeve artizanale, aktivitete artistike e muzikore, si edhe sportive. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.