Federata e Futbollit e Kosovës ka zgjedhur më të dalluarit e vitit 2022.
Për formën e treguar në stinorin vjeshtor, kapiteni i FC Drita, Ardian Limani dhe Marko Simonovski u zgjodhën në 11-shen më të mirë të vitit në Superligë.
Sulmuesi i FC Drita, Simonovski fitoi edhe çmimin e golashënuesit më të mirë të vitit, pas 11 golave të shënuar në gjysmën e edicionit 2022/2023.