KF Llapi është fitues i Kupës së Kosovës në futboll, pasi mundi në finale skuadrën FC Drita 2 me 1, ndeshje kjo e luajtur në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Golat për Llapin i shënuan Rivera (6’) dhe Ramadani (47’) derisa për Dritën, realizator ishte Namani (37’).
Llapit për herë të dytë radhazi arriti të shpallet fitues i Kupës së Kosovës, derisa Drita, në Kupë nuk ia doli, por në garat ndërkombëtare do të jetë e pranishme me suksesin nga pozicioni i vendit të dytë në tabelën e klasifikimit. /2LONLINE/